Pendarovski: Më ndjekin shërbime sekrete të afërta me VMRO-DPMNE-në

Maqedonia

Pendarovski: Më ndjekin shërbime sekrete të afërta me VMRO-DPMNE-në

Më: 7 mars 2019 Në ora: 10:26
Stevo Pendarovski

“24 orë mua, por sipas të gjitha gjasave edhe familjen time, më ndjek shërbim sekret i cili është i afërt me partinë tonë opozitare. Për 10 ditë disa herë po publikohen fotografi ku lëvizë”, thotë Stevo Pendarovski, kandidati për president të Maqedonisë, i cili është i përkrahur nga partitë në pushtet

“Kjo është vetëm sinjal, në drejtim të së cilës lëvizë fushata për president, vetëm që do të jetë edhe më e përlyer. Unë nuk i kam të afërta fushatat e nëntokës, unë përgjigjem me argumente dhe publikisht. Mbetjet e regjimit nuk guxohet të tolerohen, ajo është punë e institucioneve të këtij pushteti”, tha Pendarovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat