Të hënën rikthehen reshjet e shiut në Maqedoni

Maqedonia

Të hënën rikthehen reshjet e shiut në Maqedoni

Më: 7 mars 2019 Në ora: 14:15
Shiu

Meteorologët paralajmërojnë se deri në fundjavë moti do të jetë i qëndrueshëm dhe me diell. Temperaturat maksimale në disa vende do të arrijnë edhe mbi 20 gradë celsius.

Sipas Entit Hidrometeorologjik temperaturat do të fillojnë të bien nga dita e hënë.

Në vend do ketë reshje të shiut, ndërsa në vendet malore do të ketë edhe reshje të borës dhe do të fryjë një erë e fortë. Reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së martë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat