Policia e Tetovës, lule për shoferet femra

Maqedonia

Policia e Tetovës, lule për shoferet femra

Më: 8 mars 2019 Në ora: 13:31
Policia 8-Marsi

Edhe Sektori i punëve të brendshme i Tetovës, i është bashkuar festës së grave, duke kryer kështu aksione nëpër qytet për ndalimin e makinave, por sot, vetëm atyre që pas timonit kishin vozitëse femra.

Pjesëtarët e SPB-së së Tetovës, pasi kontrollonin rregullshmërinë e dokumentacionit, ata iu dhuronin vozitëseve nga një lule, duke iu uruar kështu festën e 8 Marsit, dhe duke kërkuar nga ata që të vozisin me kujdes dhe duke iu përshtatur rregullave të komunikacionit.

Ky aktivitet ka filluar në orët e mëngjesit në bulevardin iliria në Tetovë dhe në rrugën e Ilindenit, ndërsa ka zgjatur deri në mesditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat