Arben Taravari dhe Talat Xhaferi dekorojnë humanistin Halil Kastrati

Maqedonia

Arben Taravari dhe Talat Xhaferi dekorojnë humanistin Halil Kastrati

Më: 8 mars 2019 Në ora: 14:19
Arben Taravari dhe Halil Kastrati

Sot kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari, ka shpallur qytetar nderi humanistin dhe kryetarin e shoqatës “Jetimat e Ballkanit” Halil Kastrati.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Taravari shkruan se sot Gostivari u pasurua edhe me një qytetar nderi.

Përveç dekoratës në Gostivar, Halil Kastrati sot ka marrë dhuratë simbolike edhe nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Ndryshe, Halil Kastrati njihet si humanisti më i madh shqiptarë. Ai ka arritur që të ndërtojë shtëpi për të varfërit dhe të kthejë buzëqeshjen shumë shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat