LSDM: Me politikat ekonomike të Qeverisë, papunësia është ulur nën 20%

Maqedonia

LSDM: Me politikat ekonomike të Qeverisë, papunësia është ulur nën 20%

Më: 10 mars 2019 Në ora: 10:10
LSDM

Nëpërmjet një njoftimi nga partia maqedonase në pushtet, LSDM thuhet se “me politikat ekonomike të Qeverisë, papunësia është ulur nën 20%”.

“Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar është shënuar ulje e papunësisë në 19.4% që është më e ulëta deri tash. Në të njëjtën kohë të dhënat treguan rritje të ekonomisë, BVP është rritur për 3.7%”, thonë nga LSDM.

Sipas tyre të gjitha parametrat ekonomik tregojnë rritje dhe tendenca pozitive.

“Rritet numri i investimeve të huaja, janë hapur 26.600 vende të reja të punës, rriten pagat, po ulen shpenzimet, janë ulur dënimet, më shumë para mbarojnë te qytetarët”, thonë nga LSDM.

Në fund të njoftimit LSDM thotë se rezultatet pozitive ekonomike janë tregues të përkushtimit të Qeverisë e udhëhequr nga LSDM të sigorj jetesë më cilësore dhe standard më të lartë jetësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat