Përfundoi grumbullimi i nënshkrimeve për kandidatët për kryetar shteti në Maqedoni

Maqedonia

Përfundoi grumbullimi i nënshkrimeve për kandidatët për kryetar shteti në Maqedoni

Më: 10 mars 2019 Në ora: 10:51
KShZ

Në mesnatë përfundoi grumbullimi i nënshkrimeve për kandidatët për kryetar shteti.

Deri tani 10.000 nënshkrimet e nevojshme i mbodhën, Gordana Siljanovska Davkova, Blerim Reka dhe Stevo Pendarovski.

Nënshkrime mblodhën edhe Filip Petrovski, Dimçe Petrovski, Josiv Mirçevski dhe Gospodin Poposki, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pritet që KShZ pas numërimit të nënshkrimeve, të deklarohet për n umrin e kandidatëve që kanë plotësuar kushtin.

Mbledhja e nënshkrimeve filloi më 23 shkurt.

Kandidatët për kryetar të Republikës në KShZ duhet t’i dërgojnë kandidaturat deri më 21 mars, ndërsa fushata zgjedhore duhet të fillojë më 1 prill.

Rrethi i parë zgjedhor për zgjedhjet e gjashta presidenciale është caktuar më 21 prill, ndërsa rrethi i dytë do të mbahet më 5 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat