Qytetarët e Maqedonisë së Veriut preferojnë mënyrën tradicionale të pagesës me para në dorë

Maqedonia

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut preferojnë mënyrën tradicionale të pagesës me para në dorë

Më: 10 mars 2019 Në ora: 14:55
Foto Ilustrim

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut vazhdojnë të preferojnë të paguajnë me para në dorë. Pagesat elektronike, përmes internetit, duke shfrytëzuar kompjuterin apo telefonin mobil, edhe pse ofrojnë risi, ende nuk janë të kapshme.

Të dhënat e fundit të Bankës Popullore për muajin shtator të vitit 2018 tregojnë se numri i përgjithshëm i transaksioneve të realizuara me transfere kreditore ose përafërsisht pesë milion, në formë letre janë realizuar 2.896.599 transaksione, ndërsa në mënyrë elektronike 2.069.280.

Të dhënat tregojnë se mënyra elektronikë është më e pranueshme për personat juridik, të cilët nga numri i përgjithshëm i transaksioneve elektronike me transfere kreditore kanë realizuar 1.771.544, ndërsa personat fizik 14.4% nga transaksionet elektronike me transfere kreditore ose 297.736 transaksione.

Nga pagesat e realizuara elektronike përmes telefonave mobil në muajin shtator të vitit 2018 janë realizuar mbi 66 mijë.

Të dhënat e publikuara, megjithatë, tregojnë se nga viti në vit ka rritje të transaksioneve me transfere kreditore të nisura përmes telefonave mobil, ashtu që në vitin 2017 fillojnë nga 25.597 në janar dhe në muajin e fundit kanë arritur 54.897, ndërsa në vitin 2016 në muajin e parë janë realizuar 13.085 dhe kanë arritur 29.367 në muajin dhjetor.

Bankat vazhdimisht investojnë në teknologji moderne dhe inovative, ndërsa qëllimi është që klientëve t’u mundësohet shërbimi 24 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat