Prokuroria e Shkupit ka hapur hetim për një diler të kokainës dhe heroinës

Maqedonia

Prokuroria e Shkupit ka hapur hetim për një diler të kokainës dhe heroinës

Më: 11 mars 2019 Në ora: 12:17
Prokuroria e Shkupit

Nga Prokuroria Themelore Publike Shkup është sjell urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një personi, i dyshuar se ka bërë vepër penale – prodhimtari të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekurosëve.

I dyshuari, siç kumtoi PTHP Shkup, ka furnizuar sasi të madhe të drogave narkotike – kokainë dhe heroinë dhe më pas e ka paketuar në shtëpinë e tij me qëllim që ta lëshojë në shitje. Gjatë bastisjes nga personat e autorizuar zyrtarë nga SPB Shkup, më datën 7 të këtij muaji në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe marrë drogë narkotike kokainë me neto masë të përgjithshme prej 269,41 gram, drogë narkotike heroinë me neto masë të përgjithshme prej 90,9 gramë, peshore digjitale, si dhe dy lugë, kartelë dhe thikë me mbetje nga droga narkotike.

Nga gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Shkupi 1, prokurori kompetent publik ka dorëzuar edhe propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit për personin e dyshuar, duke vlerësuar se ekziston rrezik që i dyshuari të arratiset ose ta përsëritë veprën penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat