Hoxha: Takimet e liderëve pa pjesëmarrjen e shqiptarëve, janë të papranueshme për ne

Maqedonia

Hoxha: Takimet e liderëve pa pjesëmarrjen e shqiptarëve, janë të papranueshme për ne

Më: 11 mars 2019 Në ora: 14:38
Arianit Hoxha

Arijanit Hoxha nga Lëvizja Besa, sot në konferencë për shtyp takimin mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, e vlerësoi si të papranueshëm.

Ai tha se takimet e liderëve pa praninën e shqiptarëve janë të papranueshme. Sipas tij, kur partitë politike shqiptare u takuan për të biseduar për tema me interes etnik për shqiptarët, u bë zhurmë shumë e madhe dhe partitë tjera e keqpërdorën si retorikë të përditshme politike.

“Për Lëvizjen Besa është e papranueshme që shqiptarët të mos përzihen në vendimmarrje për procese kaq të rëndësishme që prekin direkt interesat e shqiptarëve në vend. Përjashtimi i shqiptarëve për çështje kaq jetike është tentim për të prishur kohezionin ndëretnike kurse parulla “shoqëri për të gjithë” nënkupton defaktorizim të faktorit shqiptar dhe hyrje në epokën ë re e cila dhe thellon ndasitë. Nuk do të lejojmë të shkelet vullneti i shqiptarëve”, tha Arijanit Hoxha.

I pyetur për ligjin për Prokurorinë Publike, me të cilin pritet të rregullohet edhe puna e PSP-së, ai tha se nuk kanë informacione se për çfarë ligji bëhet fjalë, duke shtuar se nuk mund ta fshehin dëshpërimin për punën e deritanishme të PSP-së.

Ndryshe, në takimi i djeshëm mes Zoran Zaevit dhe Hristijan Mickoskit, në të cilin është diskutuar për zgjedhjet presidenciale dhe punën e PSP-së, liderë të partive shqiptare nuk kanë marrë pjesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat