2 vjet burg me kusht për drejtoreshën Ramie Kurtishi

Maqedonia

2 vjet burg me kusht për drejtoreshën Ramie Kurtishi

Më: 11 mars 2019 Në ora: 15:21
Rasti i Arjetës

Dy vjet burg me kusht për ish-drejtoreshën e shkollës ekonomike të Tetovës, Ramie Kurtishi. Gjykata Themelore e Tetovës e ka shpallur fajtore Kurtishin për veprën penale “mos zbatim të vendimit gjyqësor”. Veç ish drejtores është dënuar edhe shkolla ekonomike “8 shtatori” me një gjobë prej 150 mijë denarësh. Ish-drejtoresha Kurtishi është ndjekur penalisht nga Prokuroria e Tetovës për shkelje të nenit 377 të kodit penal, i cili parasheh dënim me para ose me burg deri në tre vite.

Ramie Kurtishi është konstatuar se ka shkelur ligjin pasi nuk ka pranuar në punë Arjeta Veliun edhe pse e njëjta i plotësonte të gjitha kushtet ndërsa ka refuzuar edhe zbatimin e vendimit gjyqësor që kishte vendosur në favor të Veliut.

Ish-drejtoresha e quajti të pazbatueshëm edhe vendimin e Gjykatës Supreme, duke kërkuar rishqyrtim të rastit. Gjykata Supreme e hodhi poshtë kërkesën e saj dhe kërkoi kthimin e Arjetës në punë. Arjeta u kthye në punë pas zvarritjes pesëvjeçare të rastit të saj nëpër gjykata dhe institucione. Rasti i Arjetës mori kthesë pas publikimit të rastit në televizionin Alsat, pas çka pësuan reagime të menjëhershme të opinionit  por edhe të  institucioneve. Për pesë vite me radhë, kundër kësaj padrejtësie që i është bërë Arjetës, ka heshtur Komuna e Tetovës, përkatësisht Sektori për Arsim si dhe vetë Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat