Sipas të dhënave të policisë, zënka është denoncuar dje rreth orës 16 e 40 minuta, ndërsa sipas denoncimit në të kanë marrë pjesë një 17-vjeçar dhe K.K. (18 vjeç), dy persona nga fshati Veshallë e Tetovës dhe V.M. (20 vjeç), I.M. (24 vjeçar) nga Tetova, si edhe A.I. (19 vjeç) nga fshati Saraqinë e Tetovës.
I mituri me gjësend të fortë personave V.M. dhe I.M. u ka shkaktuar plagë me thikë dhe është arratisur.
Dy të plagosurit janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës ku u është ofruar ndihmë mjekësore.
I denoncuari 17-vjeçar është gjetur dhe i është marrë thika dhe është privuar nga liria, ndërsa K.K. është paraqitur vetë në Stacionin Policor – Tetovë, shkruan alsat-m.
Janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit.