Rumania dhe Lituania këtë javë ratifikojnë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Maqedonia

Rumania dhe Lituania këtë javë ratifikojnë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Më: 12 mars 2019 Në ora: 09:40
Maqedonia - NATO

Këtë javë edhe dy vende anëtare të NATO-s do të ratifikojnë protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Aleancë.

Gjatë votimit do të jetë prezent edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, si dhe deputeti Panço Minov.

Kuvendi i Rumanisë nesër do të mbajë seancën për ratifikimin e protokollit, ndërsa Kuvendi i Lituanisë seancën e saj e ka paralajmëruar për ditën e enjte.

Talat Xhaferi gjatë qëndrimit në Rumani dhe Lituani do të realizoi edhe takime bilaterale.

Më herët protokollin për anëtarësi të Maqedonisë së Veriut në NATO e kanë ratifikuar Greqia, Sllovenia, Shqipëria, Bullgaria, Kroacia dhe Mali i Zi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat