Zaevi mbërrin në Tiranë, takohet me Ramën - Bota Sot
Zaevi mbërrin në Tiranë, takohet me Ramën

Maqedonia

Zaevi mbërrin në Tiranë, takohet me Ramën

Më: 13 mars 2019 Në ora: 10:19
Zaev dhe Rama

Kryeministri i vendit tonë sapo ka mbërritur në Tiranë dhe menjëherë është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në nder të kryeministrit Zaev u mbajt edhe ceremonia e mikpritjes nga ana e Gardës së Republikës së Shqipërisë në Pallatin e Brigadave në Tiranë. Menjëherë pas ceremonisë dy kryeministrat po zhvillojnë një takim kokë më kokë pa praninë e kamerave, pas takimit do të ketë një konferencë për shtyp para gazetarëve.

Agjenda

10:00 – Ceremonia zyrtare para Pallatit të Brigadave

10:15 – Takim i dy delegacioneve

11:15 – Konferencë e përbashkët e dy kryeministrave

Kjo do të jetë vizita e parë e delegacionit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në Shqipëri, pas zyrtarizimit të emrit të ri të shtetit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...