VMRO-DPMNE akuzon Zaevin për prishje të marrëdhënieve me Izraelin

Maqedonia

VMRO-DPMNE akuzon Zaevin për prishje të marrëdhënieve me Izraelin

Më: 13 mars 2019 Në ora: 10:34
VMRO-DPMNE

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, ka akuzuar kryeministrin Zoran Zaev për prishje të marrëdhënieve me Izarelin. Nga kjo parti thonë se “kryeministri e turpëroi shtetin kur holokaustin e quajti traditë hebraike”.

“Pushteti nuk arrin ta fsheh turpin. Mediumet nga gjithë rajoni e publikuan lajmin dhe Republika e Maqedonisë sërish ishte tema më aktuale, por për tallje dhe turp”.

“Zaev për herë të dytë i prish marrëdhëniet me Izraelin dhe i ofendon hebrenjtë. Herën e parë në vitin 2015 ai u lavdërua se ka pasur takim me zv.kryeministrin Shalov dhe ka biseduar për çështje të sigurisë financiare, ndërsa menjëherë pas kësaj u demantua”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ata në fund shtojnë se Zoran Zaev i prish marrëdhëniet me partnerët strategjik dhe e dëmton imazhin e shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat