Kryetari Taravari priti në kabinetin tij ambasadorin e OSBE-së, Koja

Maqedonia

Kryetari Taravari priti në kabinetin tij ambasadorin e OSBE-së, Koja

Më: 13 mars 2019 Në ora: 13:36
Taravari priti ambasadorin e OSBE-së, Clemens Koja

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari priti sot në kabinetin e tij shefin e misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Clemens Koja.
 
Pas takimit, duke falënderuar për vizitën, Taravari tha se me ambasadorin Koja kanë zhvilluar një bisedë shumë konstruktive dhe të këndshme ashtu siç u takon dy miqve.

“Biseduam me ambasadorin Koja në lidhje me të arriturat dhe sfidat me të cilat ballafaqohemi ne në komunën e Gostivarit, por edhe në lidhje me situatën politike në përgjithësi në Maqedoninë e Veriut, me theks të veçantë zgjedhjet presidenciale të cilat po afrohen. Po ashtu, falënderova ambasadorin për kontributin e madh që kanë dhënë përfaqësuesit e OSBE-së për bashkëveprimin e  partive të ndryshme në nivel të Këshillit të komunës së Gostivarit, si dhe për miratimin e strategjisë për romët në nivel komunal”, theksoi kryetari Taravari. 

Shefi i misionit të OSBE-së bëri me dije se kjo vizitë ka qenë e planifikuar për më herët por është shtyrë për sot, për shkak të rastit tragjik me autobusin që ndodhi para në muaji.

“Është kjo një vizitë hyrëse e imja në komunën e Gostivarit, pas emërimit tim në vjeshtën e vitit të kaluar. Kuptova se Gostivari është komuna e katërt për nga madhësia në vendin tuaj, dhe u njoftova me zhvillimet në komunë. Misioni i OSBE-së është prezente në komunën tuaj përmes z. Suad Sakliç dhe do të vazhdojmë me implementim të projekteve të ndryshme që shkojnë në interes të komunitetit këtu”, nënvizoi ambasadori Clemens Koja.

Taravari dhe Koja u përgjigjën edhe në pyetje të gazetarëve që kishin të bëjnë me situatën politike në vend dhe me zgjedhjet presidenciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat