Maqedoni, “mbështetje e fuqishme për gratë në rrënimin e stereotipeve në bashkësi lokale”

Maqedonia

Maqedoni, “mbështetje e fuqishme për gratë në rrënimin e stereotipeve në bashkësi lokale”

Më: 13 mars 2019 Në ora: 17:19
Suhejl Fazliu

Ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu sot u takua me delegacionin UN WOMAN ku u bisedua për zgjerimin e aktiviteteve në nivel lokal dhe implementimin e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor në të gjitha 80 komunat. Menaxhuesja e projektit rajonal, Ermira Lubani, theksoi se tashmë punojnë me komunat dhe se numri i tyre rritet për çdo vit. UN WOMAN vepron në të gjitha fushat e jetës dhe tash më dhjetë vjet punon në forcimin e kapaciteteve për buxhetim të përgjegjshëm gjinor në nivel qendror dhe lokal.

Ne nuk flasim për mjete shtesë, por gjatë hartimit të buxhetit të kihen parasysh edhe nevojat e grave në mjediset lokal tha Lubani. Në takim, si shembull i theksua kërkesa për transport të organizuar publik për gratë nga vendbanimet rurale në rajonin e planor Lindor, të cilat kryesisht janë të angazhuara në industrinë e tekstilit.

“Kur flasim për ngritjen e kapaciteteve dhe ndërgjegjësimin e vetëdijes publike, duhet në mënyrë të barabartë të përfshihen të dy gjinitë, gratë dhe burrat, për shkak se sa më e lartë të jetë vetëdija dhe mirëkuptimi i nga ana e burrave, aq më shpejtë do të ndodhin ndryshimet në shoqëri, përmes rolit dhe vendit të duhur të grave, vendosjen e barazisë gjinore dhe përfshirjen e tyre më të madhe në të gjitha fushat e jetës, tha Ministri për vetëqeverisje lokale”, Suhejl Fazliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat