Xhaferi-Popescu: Rumania mbështet Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj euroatlantike

Maqedonia

Xhaferi-Popescu: Rumania mbështet Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj euroatlantike

Më: 13 mars 2019 Në ora: 17:58
Xhaferi - Popescu

Pas ratifikimit të Protokollit për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në aleancën e NATO-s, në Senatin e Rumanisë, Kryetari i i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi realizoi takime të larta bilaterale prej të cilave e para ishte me kryetarin e Senatit të Rumanisë, Călin Popescu-Tăriceanu.

Siç njoftojnë nga shërbimi kuvendar për shtyp, mikpritësi i uroi mirëseardhje të ngrohtë kryetarit Xhaferi dhe njëkohësisht drejtoi urime për Republikën e Maqedonisë së Veriut për përparimin dhe proceset e rrumbullakuara reformuese. Ai theksoi se vendimi i sotëm unanim i Senatit për mbështetjen e anëtarësimit të vendit tonë në aleancën edhe njëherë e konfirmon angazhimin e fuqishëm të Rumanisë, që Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhet anëtare e plotfuqishme e Aleancës dhe të marrë datë për fillimin e negociatave me BE-në, sidomos gjatë periudhës së kryesimit me Këshillin e BE-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i Kuvendit,  Talat Xhaferi, shprehu mirënjohje për mbështetjen e Senatit të Rumanisë, mbështetje e cila sot u vulos me votimin unanim për ratifikimin e Protokollit për aderimin e vendit tonë në NATO. Ai nënvizoi se Republika e Maqedonisë së Veriut e konsideron Rumaninë për vend mik i cili mund të kontribuojë në këmbimin e përvojave dhe ekspertizave në drejtim të përgjegjësive ndaj NATO-s si vend anëtar dhe në drejtim të procesit të fillimit të negociatave me BE-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat