Autobusët e stërmbushur e të vjetër, rrezik për udhëtarët

Maqedonia

Autobusët e stërmbushur e të vjetër, rrezik për udhëtarët

Më: 14 mars 2019 Në ora: 16:32

Në periudhë një mujore, në territorin e Maqedonisë së Veriut kanë ndodhur 4 aksidente me autobusë, 3 prej të cilave pa pasoja në njerëz.

Shfrytëzimi i transportit publik nuk është sigurt përderisa kompanitë transportuese shfrytëzojnë autobus të vjetër.

Kështu thotë Rufat Huseini, drejtor i Inspektoratit Shtetërorë të Transportit sipas të cilit shkeljet që bëjnë kompanitë transportuese janë të shpeshta.

Ai thotë se edhe përkundër numrit të vogël të inspektorëve në terren, kryhen shumë kontrolle për të detektuar parregullsitë.

Si dukuri më të theksuar, Huseini e përmend stërmbushjen e autobusëve me udhëtarë, që e sheh si një kanosje mjaftë të rëndë ndaj sigurisë së udhëtarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat