VMRO-DPMNE: Sot gjyqësori i Zaevit do të kryejë proces politik

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Sot gjyqësori i Zaevit do të kryejë proces politik

Më: 15 mars 2019 Në ora: 10:04
VMRO-DPMNE

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, përmes një kumtese për media thekson se Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar se Maqedonia është shtet me pavarësi të kufizuar të gjyqësorit.

Nga kjo parti thonë se arrestimi i Mitko Çavkovit dy ditë para shqiptimit të aktgjykimit është precedent për drejtësinë.

“Arrestimi dhe mënyra e bezdisjes në burg të një numri të madh të qytetarëve është presion politik. Kacarska gjyqësorin dhe Riskovska prokurorinë është simbol i gjyqësisë së robëruar, që është vetëm mjet i pushtetit për kryerje të porosive politike. Sot gjyqësori i Zaevit do të kryejë proces politik. Gjyqësori do ta kryejë porosinë policore”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ata thonë se Republika e Maqedonisë ka nevojë për shtet juridik funksional dhe për këtë siç thonë, nevojitet fitore në zgjedhjet presidenciale të Gordana Siljanovska Davkova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat