LSDM: Mickoski, mbrojtja jote për dhunën e 27 prillit flet për ty - Bota Sot
LSDM: Mickoski, mbrojtja jote për dhunën e 27 prillit flet për ty

Maqedonia

LSDM: Mickoski, mbrojtja jote për dhunën e 27 prillit flet për ty

Më: 16 mars 2019 Në ora: 19:43
LSDM

Nëpërmjet një njoftimi nga LSDM reagojnë ndaj kreu të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski duke thënë se “mbrojtja jote për dhunën e 27 prillit flet për ty, ndërsa për ndarjet dhe urrejtjen që po e shpërndan do ta vlerësojnë qytetarët”.

Mbrojtja e dhunës së 27 prillit, thonë nga LSDM, dhe përpjekja të relativizohet tentim vrasja, linçi, rrënimi i rendit kushtetues dhe demokracisë, flasin për Hristijan Mickoskin.

“Ai është i njëjtë si Nikolla Gruevski. Deklaratat e tija nuk kanë asnjë lidhje me drejtësinë, për shkak se pas dhunës vijon përgjegjësia”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se kur flet Mickoski për porosi, në fakt dëshiron ta shpërqendrojë opinionin për atë se të gjitha porositë e dhunës më 27 prill kanë ardhur nga krerët e OBRM-PDUKM-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...