Popovski: Pajisjet e përgjimeve janë blerë nga DSK

Maqedonia

Popovski: Pajisjet e përgjimeve janë blerë nga DSK

Më: 18 mars 2019 Në ora: 15:18
Gjoko Popovski

Ish-ndihmës ministri i MPB-së, Gjoko Popovski i gjykuar për rastet “Tanku” dhe “Treqind” sot ka dëshmuar si dëshmitar i PSP-së për rastin “Arka” për blerjen jolegale të pajisjeve për ndjekje të komunikimeve nga Britania e Madhe.

Në rastin “Arka” akuzohen ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, si dhe ish-shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski, ish-ndihmës ministri në MPB Nebojsha Stajkoviq dhe ish-drejtori i Drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujevski.

“Menaxheri i DSK-së vetëm vinte dhe me gojë ose me shkrim do të na theksonte se diçka duhet të blihet për Drejtorinë. Unë atë kërkesë e përcjellja deri tek komisioni special për blerje publike në DSK dhe ato blen atë që ishte e nevojshme. Kemi qenë të mbrojtur me nenin 7 nga të Ligjit, sipas të cilës të gjitha blerjet që kanë të bëjnë me DSK-në, nuk i nënshtrohen atij”, tha Popovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat