Pendarovski pranon sfidën e Siljanovskës për duel televiziv: Ka kaluar koha e Gruevskit

Maqedonia

Pendarovski pranon sfidën e Siljanovskës për duel televiziv: Ka kaluar koha e Gruevskit

Më: 18 mars 2019 Në ora: 16:10
Stevo Pendarovski

Kandidati i pushtetit për kryetar shteti Stevo Pendarovski, ka pranuar ftesën e kundërkandidates së tij Gordana Siljanovska, për debat televiziv.

Pendarovski tha se debati nuk do të ndodh gjatë këtij muaji, po gjatë muajit të fushatës parazgjedhore.

“Kuptohet se do ët ketë duel, ka kaluar koha e Gruevskit, i cili 11 vite ka hedhur poshtë mundësinë për ballafaqim. Unë u pengova nga kjo e drejtë para pesë viteve, tani nuk ka arsye të refuzojë. Gjithsesi, kjo do të ndodh në kuadër të fushatës, që do të fillojë në muajin prill”, tha Pendarovski.

Siljanovska gjatë thirrjes së Pendarovskit për debat televiziv, tha se opinioni do të shohë se kush është përjegjës për të kaluarën e Maqedonisë.

Ndryshe, përveç Pendarovskit dhe Siljanovskës në zgjedhjet presidenciale do të garojë edhe Blerim Reka, i cili përkrahet nga partitë opozitare shqiptare Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat