Ministria e Punëve të Jashtme një muaj nuk mund ta përkthejë në shqip udhëzimin për emrin e ri - Bota Sot
Ministria e Punëve të Jashtme një muaj nuk mund ta përkthejë në shqip udhëzimin për emrin e ri

Maqedonia

Ministria e Punëve të Jashtme një muaj nuk mund ta përkthejë në shqip udhëzimin për emrin e ri

Më: 19 mars 2019 Në ora: 11:31
Ministria e Punëve të Jashtme, Shkup

Thuajse një muaj pas publikimit të udhëzimit zyrtar për përdorimin e emrit të ri të Maqedonisë – Maqedonia e Veriut, Ministria e Punëve të Jashtme, ende nuk e ka përkthyer në gjuhën shqipe të njëjtin edhe pse madhësia e të njëjtit është një faqe e formatit A4, njofton Portalb.mk.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut i ka informuar mediat maqedonase me formën e saktë të përdorimit zyrtar dhe ndërkombëtar të emrit të ri të shtetit, në bazë të ndryshimeve kushtetuese të cilat kanë hyrë në fuqi që nga 12 shkurti i këtij viti. Udhëzimi është vetëm në gjuhën maqedonase dhe angleze, ndërkaq deri më tani si mediat shqiptare, por edhe opinioni më i gjerë nuk kanë një dokument zyrtar në gjuhën shqipe se si duhet ta përdorin emrin e ri të shtetit.

Në kushte kur nuk kanë version zyrtar për përdorimin e emrit të ri në gjuhën shqipe, mediat shqiptare janë të detyruara ta përkthejnë nga anglishtja ose maqedonishtja, secili në formën e vet. Nga Qeveria premtuan përpara një jave se të njëjtin dokument do ta përkthejnë dhe do ta publikojnë në ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, por afati i premtimit kaloi, dokumenti ende s’është përkthyer.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...