Pendarovski, Siljanovska dhe Reka, kanë filluar garën në pistë për President, edhe pse zyrtarisht fushata fillon më 1 prill

Maqedonia

Pendarovski, Siljanovska dhe Reka, kanë filluar garën në pistë për President, edhe pse zyrtarisht fushata fillon më 1 prill

Më: 20 mars 2019 Në ora: 13:46
Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska e Blerim Reka

Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska e Blerim Reka deri më sot nuk janë zyrtarisht të konfirmuar nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për kandidat për zgjedhjet e 21 prillit për kryetar të vendit.

Mirëpo që të tre deri më sot kanë bërë fushatë para-zgjedhore e cila sipas sqarimeve të KSHZ-së nuk mund të konsiderohet zyrtarisht si e tillë dhe prandaj edhe nuk mund të trajtohet si shkelje e rregullave zgjedhore.

Për një bisedë me Zhurnal.mk përfaqësues të KSHZ-së përkujtuan së afati për dorëzimin e kandidaturave përmbyllet me 21 Mars, pra të enjten. Pas kësaj KSHZ do të duhej bërë konfirmimin e emrave të dorëzuar për kandidat.

E këtë deri tash e ka bërë vetëm Reka.

"Deri te KSHZ zyrtarisht ka mbërritur vetëm një kandidaturë prej z.Blerim Rekës por ende nuk është konfirmuar ky kandidat, ndërsa afati për kandidaturat mbaron më 21 mars,” ka sqaruar për Zhurnal.mk, zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabani.
 
Por Reka, Pendarovski e Siljanovska deri më tash, që të tre që nga emërimi i tyre nga përkrahësit e tyre (partive dhe koalicioneve partiake) kanë bërë fushatë e cila, pra sipas ligjit të zgjedhjeve zyrtarisht nuk konsiderohet fushatë e parakohshme sepse ata nuk janë ende kandidat të konfirmuar zyrtarisht nga KSHZ-ja.

Sipas KSHZ-së fushatë joligjore e tyre konsiderohet nëse ata e bëjnë të njëjtën edhe deri më 1 prillit, si të konfirmuar nga ky trup si kandidat zyrtarë.

“Deri sa nuk janë të konfirmuar si kandidatë nuk do të konsiderohet dhe nuk mund të konsiderohet se ata kanë filluar para-fushatë sepse ata ende zyrtarisht nuk janë kandidat,” thotë më tutje për Zhurnal.mk zëdhënësi i KSHZ-së.

Sipas sqarimeve të Shabanit KSHZ-ja prej momentit të pranimit të kandidaturës ka afat 24 orë të sjellë vendim se çka do të ndodhë me të njëjtit, do të konfirmohet ose do të kthehet për plotësim ajo kandidaturë dhe kështu me radhë.

E sipas tij, fushatë joligjore do të konsiderohej nëse që të tre do të bënin të njëjtin veprim si edhe deri më tash pas momentit të konfirmimit të tyre për kandidat nga KSHZ e deri me 1 prill.

“... ekziston një vakum periudhë që llogaritet prej datës 21 kur është afati i fundit i kandidaturave, në fakt prej 22 kur konfirmohen kandidatët deri më 1 prill kur fillon zyrtarisht fushata,” tha Shabani për Zhurnal.mk.

Sipas këtyre sqarimeve Pendarovski, Siljanovska dhe Reka do të mund të gjobiteshin nga KSHZ-ja nëse ata do të bënin të njëjtën lloj fushate prej 22 Marsit (kur do të konfirmohen nga KSHZ si kandidat zyrtarisht) e deri me 1 prill.

Kjo periudhë prej dhjeté ditëve sipas ligjit nuk ua lejon atyre para-fushatën siç edhe kanë bërë deri më tash kur nuk ishin të konfirmuar nga KSHZ.

“Sa i përket kësaj çështje, këtij vakumi, kjo rregullohet me nenin 69A të kodit zgjedhor i cili i potencon ndalesat për zhvillim të parakohshëm të fushatës” thotë Shabani.
 
Shabani sqaron se gjobat për kandidatët të cilët bëjnë fushatë të parakohshme, pra para afatit zyrtar të fushatës, në këtë rast para 1 prillit, është 8 mijë euro.

I njëjti ndëshkim financiar parashihet edhe për mos respektim të heshtjes zgjedhore, gjë që vlen edhe për kandidatët dhe mjetet e informimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat