"Maxhar Telekom" shtyhet për më 27 mars

Maqedonia

"Maxhar Telekom" shtyhet për më 27 mars

Më: 20 mars 2019 Në ora: 13:48
Gjykata

Gjykimi kundër ish-drejtorit të pëgjithshëm dhe atij financiar të Telekomit të Maqedonisë, Atilla Sendrei dhe Rolf Plat, si dhe dy personave të tjerë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe lidhjes së kontratave fiktive për shërbime konsultative me ndërmarrje qipriote, i njohur si “Maxhar Telekom” vazhdon më 27 mars, pasi që në seancën e sotme u dëgjua dëshmitari Xhemali Mehazi.

Rastin e udhëheqë gjykatësja Lenka Davitkova, ndërsa përfaqësuese e prokurorisë është Lile Stefanovska nga PSP.

Në seancën e ardhshme duhet të dëgjohen dëshmitarët Sllobodan Bogoevski dhe Borçe Davitkovski.

Stefanovska, theksoi se dëshmitari Xhemali Mehazi paraprakisht është dëgjuar për rastin e njejtë dhe ka vetëm disa pyetje plotësuese, të cilat kanë të bëjnë me protokolle për bashkëpunim të nënshkruara mes qeverisë së Maqedonisë dhe Telekomit të Maqedonisë. Mehazi është nënshkrues i këtyre protokolleve në cilësinë e ministrit të Transportit dhe Lidhjeve.

“Siç kam deklaruar më parë, unë nuk kam qenë pjesë e qeverisë kur është përpiluar ky dokument, por vetëm kur është dashur ta nënshkruaj protokollin për bashkëpunim në cilësinë e ministrit të resorit transport dhe lidhje. Meqenëse këtë dokument nuk e kisha parë kur thashë se nuk më kujtohet, por tani e pashë, atëherë më ishte thënë se duhet ta nënshkruaj sepse si Qeveri jemi aksionarë në Telekomin e atëhershëm t[ë vendit”, deklaroi Mehazi.

I pyetur nëse nënshkrimi është i tij dhe nëse është ai protokoll që e ka nënshkruar, dëshmitari tha se ka kaluar shumë kohë dhe nuk i kujtohet përmbajtja, ndërsa nënshkrimi është i tij.

“Gjatë kohë ka kaluar dhe sa më kujtohet nga përmbajtja e kam lexuar dhe duhet të jetë nënshkrimi im, megjithatë nuk e di as kur e kam nënshkruar, as ku është ruajtur i njejti”, deklaroi dëshmitari.

Prokurorja Stefanovska e pyeti dëshmitarin nëse e din se më vonë në bazë të këtij protokolli ishin paguar 7,5 milionë euro në vitin 2006, si dhe miqve nga Tetova A.A. dhe M.XH.

Për hapa të këtillë dëgjoj për herë të parë. Asnjëherë nuk kam dëgjuar se ekziston marrëveshje e tillë, as se është negociuar për diçka të tillë”, tha dëshmitari.

Në pyetjen e mbrojtjes, nëse din nëse këto protokolle janë realizuar, në kuptimin nëse është paguar dividend më i madh për shtetin dhe pika të tjera nga i njejti, dëshmitari tha se nuk mund të përgjigjet saktë.

“Pagesa sipas të gjitha gjasave ka shkuar përmes Ministrisë së Financave dhe atje saktë mund të shihet se cila shumë është paguar”, tha dëshmitari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat