Angjushev: Duhet të fokusohemi në hapjen e vendeve të reja të punës

Maqedonia

Angjushev: Duhet të fokusohemi në hapjen e vendeve të reja të punës

Më: 20 mars 2019 Në ora: 14:22
Koço Angjushev

Ndryshimet në marrëdhëniet me punën, rikualifikimi i të papunësuarve, krijimi i vendeve me paga të mira, janë pjesë e rekomandimeve me të cilat kompanitë do të sigurojnë forcë punëtore cilësore dhe më shumë konkurencë, por edhe do të ndalte shpërnguljen e kuadrit cilësor nga vendi.

Ljubomir Dimovski, përfaqësues i projektit “Partneritet për rregull më të mirë biznesi”, ku janë të kyçur katër oda ekonomike, tha se deri më tani si qëndrim të përbashkët në sektorin privat janë përpunuar nëntë pozicione të dokumenteve në pjesën e marrëdhënieve me punën.

Iniciativën për krijimin e ligjit të ri për marrëdhënie pune, sipas Dimovskit, mund tu përgjigjet një pjesë të problemeve të cilët i kanë identifikuar kompanitë në pjesën e rregullativës ligjore.

Ndërsa zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev tha se aktivitetet duhet të fokusohen drejtë hapjes së vendeve të reja të punës të cilat do të përmirësojnë pagat, që të rinjtë të qëndrojnë në vend dhe të sigurojnë kushte për rikualifikimin e të papunësuarve të cilët nuk kanë edukim adekuat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat