MPPS: Masa “fëmija i tretë’ nuk jep rezultate, shpenzimet e shtetit rriten, ndërsa nataliteti në Maqedoni bie

Maqedonia

MPPS: Masa “fëmija i tretë’ nuk jep rezultate, shpenzimet e shtetit rriten, ndërsa nataliteti në Maqedoni bie

Më: 21 mars 2019 Në ora: 15:25
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thotë se masa për pagesën për fëmijën e tretë nuk i jep rezultatet në rritjen e natalitetit.

Sipas të dhënave, thonë nga MPPS, nataliteti në Maqedoni në vitin 2010 ka qenë 11.8%, ndërsa në vitin 2017 ka qenë 10.5%.

Kjo masë, shtojnë nga MPPS, ka pasur mundësi që 10 vite të zbatohet, por vërehet se nuk jep rezultate. Bashkërisht me numrin e shfrytëzuesve të masës, rriten edhe shpenzimet e shtetit. Edhe pse nataliteti është ulur, Qeveria ka shpenzuar 208 milion euro për pagesën e shtesës për fëmijën e tretë dhe të katërt.

“Të gjithë këto të dhëna konfirmojnë se masa për fëmijën e tretë është joefikase dhe e dizajnuar keq që nga fillimi. Kështu, për shembull, shtesë për fëmijën e tretë kanë marrë familje që kanë pasur gjendje të mirë ekonomike dhe nuk kanë pasur asnjë kufizim për ato që kanë të hyrë të madha”, thonë nga MPPS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat