Dimitriev: LSDM dhe VMRO-DPMNE treguan papjekuri në bisedimet për çështjen e emrit të vendit

Maqedonia

Dimitriev: LSDM dhe VMRO-DPMNE treguan papjekuri në bisedimet për çështjen e emrit të vendit

Më: 24 mars 2019 Në ora: 15:20
Emil Dimitriev

Në një intervistë për gazetën ditore “Nezavisen”, ish-Kryeministri teknik Emil Dimitriev ka deklaruar se partitë politike LSDM dhe VMRO-DPMNE kanë treguar papjekuri në bisedimet për çështjen e emrit.

Sipas tij, është dashur që të ketë më tepër mençuri duke marrë parasysh se kishte pak kohë dhe se nuk do të tolerohej më tutje që kjo çështje të mbetej e hapur.

Në intervistën të cilën mund ta lexoni të plotë, Dimitriev thotë se duhej që të tejkalohen “sëmundjet fëmijërore” të pluralizmit dhe demokracisë, dhe se interesimi i bashkësisë ndërkombëtare duhej të shfrytëzohej në të mirë të vendit.

Ai thekson se në pah doli ndasia dhe mungesa e strategjisë shtetërore për zgjidhjen e prioriteteve kombëtare, e në bisedime vendi ka hy pa seriozitet dhe me gabime të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat