Deputeti shqiptar në parlamentin Maqedonisë, Artan Grubi ka reaguar pas lajmit të rrejshëm se ai kishte marrë pjesë në protestat e vitit 1999 kundër sulmeve të NATO’s ndaj ushtrisë serbe.
Grubi përmes një postimi në Facebook e ka quajtur shpifje të opozites publikimin e fotos nën supozimin se ishte ai.
“Unë skuqem nga turpi i mjerë i telallëve opozitar për derexhën e rrjedhur në të cilën paskan ra për të krijuar shpifje të tilla të ulta tragji-komike. Zoti ju udhëzoftë në rrugë të drejtë, larg përgojimeve dhe shpifjeve”, ka shkruar Grubi.
Gjatë ditës së se djeshme ishte postuar një foto nga protesta e maqedonasëve kundër ndërhyrjes së NATO’s në vitin 1999. E, njëri nga protestuesit u paraqit si deputeti shqiptar.