Nga nesër bien temperaturat në Maqedoni

Maqedonia

Nga nesër bien temperaturat në Maqedoni

Më: 25 mars 2019 Në ora: 21:17
Foto ilustrim

Nga nesër pritet që në mënyrë të konsiderueshme të bien temperaturat në vendin tonë.

Në pjesët perëndimore dhe jugore të vendit do të ketë reshje lokale të shiut, ndërsa në vendet malore do të ketë reshje të borës, njoftojnë nga Enti Hidrometeorologjik.

Nga pjesa veriore e vendit do të fryjë një erë e lehtë, ndërsa temperaturat ditore do të ulen në mënyrë të konsiderueshme, në disa vende do të ulen për 10 gradë krahasuar me sot.

Nga dita e premte temperaturat e mëngjesit do të ulen edhe ndër zero gradë celsius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat