Maqedoni, të punësuarit në administratën publike do të mund të paraqesin presionet gjatë fushatës së zgjedhjeve

Maqedonia

Maqedoni, të punësuarit në administratën publike do të mund të paraqesin presionet gjatë fushatës së zgjedhjeve

Më: 27 mars 2019 Në ora: 15:19
Damjan Mançevski

Të punësuarit në administratën publike nga sot do të mund të paraqesin nëse eventualisht kanë presion në vendin e punës gjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale në mjetin të cilën e publikoi Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë (MSHIA).

Paraqitjet do të jenë anonime, por në qoftë se ndonjëri dëshiron që të publikoj të dhënat personale, të cilat do të jenë të mbrojtura në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

“Mjeti ka për qëllim që të shërbej si mbrojtëse e të punësuarve në administratën publike në rast të presioneve. Ata do të mund të në një vend të paraqesin keqpërdorimet dhe presionet. MSHIA këtë e ka bërë edhe gjatë fushatës së referendumit”, tha Damjan Mançevski, ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat