Krsto Mukoski: Nuk kam menduar për t’u kthyer në OBRM-PDUKM

Maqedonia

Krsto Mukoski: Nuk kam menduar për t’u kthyer në OBRM-PDUKM

Më: 28 mars 2019 Në ora: 13:30
Krsto Mukoski

Deputeti i OBRM-PDUKM-së Krsto Mukoski, i cili u përjashtua nga kjo parti në një deklaratë për “Nezavisen” ka thënë se nuk mendon për kthim në partinë e tij.

Së fundi tetë deputetët që u përjashtuan nga partia opozitare, kanë realizuar takim me kryetarin Hristijan Mickoski, ndërsa nuk janë dhënë detaje se për çfarë është biseduar. Mukoski tha se në takimin me Mickoskin nuk është diskutuar për kthimin në parti.

“Në takim aspak nuk është biseduar për kthimin tonë në parti, e as më herët nuk kemi diskutuar për këtë”, tha Mukoski.

Ai është në mesin e tetë deputetëve të OBRM-PDUKM-së që u përjashtuan nga kjo parti, pasi mbështetën ndryshimet kushtetuese në Kuvend, me të cilat u ndryshua edhe emri i shtetit.

Qeveria e Zaevit së fundi nga tetë deputetët e pavarur ka kërkuar të mbështesin edhe Ligjin për Prokurorinë Publike, me të cilin do të rregullohet e ardhmja e Prokurorisë Speciale, ndërsa këto kanë deklaruar se PSP-ja duhet të vazhdojë me punën e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat