Deskoska: Të gjithë politikanët të ndihmojnë për sigurimin e shumicës për ligjin për PSP-në

Maqedonia

Deskoska: Të gjithë politikanët të ndihmojnë për sigurimin e shumicës për ligjin për PSP-në

Më: 29 mars 2019 Në ora: 16:43
Renata Deskoska

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska sot u bëri thirrje të gjithë politikanëve që të ndihmojnë në sigurimin e shumicës për ligjin e PSP-së.

“Kemi hyr në një proces serioz të reformave, të cilat duhet të përmbajnë bazën për një gjyqësor të pavarur. Na kanë ngelur vetëm ligji për PSP-në dhe Këshillin për prokurorë publik. Po përpiqemi të sigurojmë një bazë të përshtatshme për punën e gjyqtarëve. Këtë vit do të shikoni që një numër i madh i buxhetit është dedikuar për Këshillin e buxhetit. Janë miratuar punësimet në gjykatë, por disa janë ndaluar për shkak të periudhës së zgjedhjeve. Dje kemi pasur një takim me të gjitha grupet parlamentare në Kuvend, biseduam edhe me OBRM-PDUKM-në dhe për amendamentet e tyre. Opozita duhet të bëjë konsultime. U mbajt takim në të cilën u diskutua edhe dëgjuar disa pikëpamje të caktuara. Nuk kemi nevojë të shpejtojmë. U bëjë thirrje të gjithë politikanëve që të ndihmojnë në sigurimin e dy të tretave të votave për ligjin i cili është i rëndësishëm për integrimet”, tha Deskoska.

Kryeministri Zoran Zaev sot njoftoi se gjatë fundjavës do të vazhdojnë bisedimet mes grupeve të punës së LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së për Ligjin për Prokurorinë Publike, me të cilin do të zgjidhet edhe statusi i Prokurorisë Speciale Publike (PSP).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat