KSHZ publikon Listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet presidenciale

Maqedonia

KSHZ publikon Listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet presidenciale

Më: 29 mars 2019 Në ora: 17:45
Komisioni Shtetëror Zgjedhor

Komisioni Shtetëror Zgjedhor sot në seancën e saj publikoi Listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet presidenciale.

Të drejtë vote për zgjedhjet e gjashta presidenciale do të kenë 1.808.131 votues.

Listën Përfundimtare KSHZ duhet ta nënshkruaj 15 ditë para zgjedhjeve, gjegjësisht më vonë deri më 5 prill.

Ditën e diel në hapësirat e KSHZ-së të tre kandidatët për president të shtetit, Blerim Reka, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski duhet të nënshkruajnë kodeksin për zgjedhje korrekte dhe demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat