VMRO vlerëson se populli i Maqedonisë qeverinë e Zaevit do ta dënojnë

Maqedonia

VMRO vlerëson se populli i Maqedonisë qeverinë e Zaevit do ta dënojnë

Më: 1 prill 2019 Në ora: 11:09
VMRO-DPMNE

VMRO vlerëson se populli i Maqedonisë e lexoi Zoran Zaevin dhe qeverinë e tij, ndërsa për të gjitha “gënjeshtrat do ta dënojnë”.

Partia opozitare në komunikatën e sotshme thekson se Zaev duhet ta dijë se populli i Maqedonisë është dinjitoz, i përgëzuar, sado që ta godasë, ta tërheqë, ta shkatërrojë  ai sërish do të përgatitet.

“Drejtësi prejse LSDM është në pushtet nuk ka. Drejtësinë sot nuk mund ta arrijë as PSP-ja e shkatërruar, as gjyqësia e Kacarskës ose prokuroria e Ruskoskës.  Ata janë mishi i egër i Zaevizmit të cilët e ngulfasin drejtësinë, dhe si teatër i kukullave  ai zaevizëm i luan kukullat.

Firmat e Zaevit bëjnë  profit prej 100 milion euro në vit,  ndërsa qyteti i thjeshtë luftën për kafshatën e gojës.  Klani i Zaevit çdo ditë i përhapë  bizneset e tij në fqinjësi, me qëllim që t’i shmangë  politikat humbëse  të pushtetit  të cilin e udhëheq ai, njëkohësisht  mijëra qytetarë të rinj të Maqedonisë e braktisin vendin”.

VMRO vlerëson se Republika e Maqedonisë duhet të kthehet në shtegun e vërtetë, në prosperitetin ekonomik dhe përfitimin për të gjithë qytetarët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat