Publikohet video nga aksidenti, vetura me shpejtësi marramendëse nuk mund të ndalojë në pikëpagesë

Maqedonia

Publikohet video nga aksidenti, vetura me shpejtësi marramendëse nuk mund të ndalojë në pikëpagesë

Më: 2 prill 2019 Në ora: 14:54
Aksidenti

Rreth orës 6:45 të mëngjesit të sotëm, në pikëpagesën në autostradën Tetovë Gostivar ka ndodhur një aksident i rëndë ku ka humbur jetën një grua dhe janë lënduar katër persona tjerë.

Deri tek përplasja ka ardhur për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën është futur në pikë pagesë vetura e tipit mercedes me tabela të Ohrit, e drejtuar nga 51 vjeçarja B. D. S., nga Kërçova, e cila ka humbur jetën në vendngjarje. Nga përplasja, me lëndime të rënda, por jashtë rrezikut për jetë, përfundojnë katër personat të tjerë që kanë qenë në veturën e tipit tuareg, të drejtuar nga 37 vjeçari, A.K., nga Dibra.

Para pak minutave është publikuar video nga përplasja e Mercedesit në veturën Toureg që ishte duke paguar në pikëpagesë.

Katër personat e lënduar, janë shtrirë në spitalin e Tetovës dhe po mbahen për kurim të mëtejshëm, ndërsa janë jashtë rrezikut për jetë.

Rastin e ka konfirmuar edhe SPB e Tetovës, nga ku thonë se, janë duke u kryer hetimet për zbardhjen e tërësishme të rastit dhe shkaktarin e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat