Vazhdon aksioni për gjetjen e mbetjeve të aeroplanit që u rrëzua në “Majën e Selanikut”

Maqedonia

Vazhdon aksioni për gjetjen e mbetjeve të aeroplanit që u rrëzua në “Majën e Selanikut”

Më: 3 prill 2019 Në ora: 10:04
Foto ilustrim

Ekipi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe institucioneve tjera kompetente sot do ta vazhdojnë aksionin për të mbledhur mbetjet e aeroplanit “Cesna”, i cili dje u rrëzua në “Majën e Selanikut”, ku edhe humbën jetën katër shtetas të Bullgarisë.

Aksioni mbrëmë u ndërpre për shkak të kushteve të këqija atmosferike dhe terrenit të paarritshëm.

“Aeroplani Cesna, për të cilin në orën 16:16 nga M-NAV u paraqit se ka humbur nga radari, ndërkaq ka fluturuar nga Ohri drejt Sofjes, nga pjesëtarët e MPB-së është locuar pak pas orës 19:00, rreth pesë kilometra në veriperëndim të Majës së Selanikut”, tha mbrëmë në konferencë zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.

Ai tha se nga Ohri kanë fluturuar katër persona – shtetas të Bullgarisë, në mesin e të cilëve edhe një person i mitur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat