Kacarska: Kapitulli i parë i bisedimeve nuk hapet menjëherë pas vendimit të BE-së

Maqedonia

Kacarska: Kapitulli i parë i bisedimeve nuk hapet menjëherë pas vendimit të BE-së

Më: 11 prill 2019 Në ora: 09:40
Simonida Kacarska

Drejtoresha e Institutit për politika evropiane, EPI, Simonida Kacarska, në një bisedë për MIA-n u përqendrua në deklaratat e komisarit Han për fazën "përgatitore" të bisedimeve, por edhe në kapacitetin e administratës së Maqedonisë së Veriut që të përballet me procesin negociues.

Deklarata e komisarit evropian për zgjerim Johanes Han, se Komisioni Evropian do të propozojë hapje të fazës "përgatitore" të bisedimeve për Maqedoninë e Veriut në qershor shkaktoi reagime në opinion dhe dyshime se në të vërtetë BE-ja sërish kërkon pretekste që të mos i fillojë në mënyrë efektive bisedimet me vendin. Por, në të vërtetë, nëse gjykohet qasja e re negociuese e BE-së, atë që e deklaroi Hani nuk është befasi, sepse procesi është më i ngadalshëm sesa që ka qenë para pesëmbëdhjetë viteve kur hynë vendet nga blloku lindor", sqaroi Kacarska.

"Skenari ideal për qershor është që Këshilli të miratojë vendim, me të cilin caktohet konferenca e parë ndërqeveritare, ky është fillimi i bisedimeve, ndërsa skenari më i mirë për ne është që Këshilli i Komisionit Evropian t'i kërkojë kornizë juridike", sqaroi Kacarska.

Me fjalë tjera, në konkluzionet e qershorit (nëse atëherë në axhendën e Këshillit vendoset zgjerimi i rendit të ditës) skenari më pozitiv për Maqedoninë do të ishte që ata të votojnë se "vendet anëtare të Komisionit të japin mandat për kornizën negociuese duke pasur parasysh konvokim të konferencës ndërqeveritare (MVK) në dhjetor të vitit 2019". MBKe shënon fillimin efektiv të bisedimeve. Deri atëherë Maqedonia duhet të kalojë edhe përmes procesit të skriningut bilateral, i cili është ndryshe dhe më kompleks nga ai aktual, skrining përgatitor, sepse atëherë administrata do të duhet në mënyrë aktive të referojë për punën e realizuar para KE-së dhe para vendeve anëtare.

"MVK nuk do të thotë hapje automatikisht e kapitujve, sepse deri atëherë nuk do të përfundojë skriningu bilateral, ndërsa sipas qasjes së re, KE-ja bën raporte për atë sa një vend i caktuar është i gatshëm t'i fillojë bisedimet në një kapitull të caktuar dhe për pjesën më të madhe të kapitujve vendos standarde për hapje të kapitujve, të njohura si opening benchmarks. Pas kësaj, pasi që vendi do t'i plotësojë ato standarde, KE-ja bën raport të vlerësimit të plotësimit të atyre standardeve, ndërsa këto janë periudha kohore që duhet të merren parasysh", thekson drejtoresha e EPI.

Që do të thotë se pasi që do të aprovohet vendimi për fillim të bisedimeve, KE-ja do të publikojë raporte shtesë për vendin tonë, kësaj radhe për hapje të kapitujve. Këto standarde Maqedonia duhet t'i plotësojë, pas së cilës sërish Komisioni do të duhet t'i vlerësojë. Secila nga këto etapa mund të zgjat deri në gjashtë muaj, ndonjëherë edhe një vit. Në skenar ideal dhe të përshpejtuar, Maqedonia do të mund ta hapë kapitullin e parë gjatë vitit të ardhshëm, siç ka dashur Qeveria, por nuk do të ishte e zakonshme që kjo të ndodhte në vitin 2021.

Por, pa marrë parasysh hapjen e kapitullit të parë, skriningu bilateral dhe raportet e KE-së për standardet tashmë duhet ta mobilizojnë administratën dhe të sjellin ndryshime, nëse ka vullnet politik.

“Duhej të ishte diçka edhe skriningu përgatitor, në bazë të tij duheshe më të ekzistojnë vlerësime për atë ku ndodhemi në kapituj të caktuar, ky proces do të shkojë përpara, nuk do të na presin, sa përgatitemi më parë, aq më mirë", tha Kacarska dhe e jep shembullin me Rumaninë, gabimi më i madh i së cilës do ka qenë që nuk ka filluar të përgatitet që gjatë skriningut përgatitës.

Sa është e gatshme Maqedonia për negociatat, EPI-ja nuk ka mundësi që të vlerësojë sepse Qeveria ende nuk e ka konfirmuar deri në fund strukturën institucionale për negociata, ndërsa dokumentet nga skriningu i përgatitur nuk janë të askesueshme, sepse janë në pronësi të Komisionit Evropian dhe Qeveria konfirmon se nuk ka marrë leje që ta publikojë. Shpresa tani është se kur do të fillojë skriningu bilateral, opinioni do të ketë më shumë informacione. Skriningu bilateral do të jetë i dobishëm edhe që të konfirmojë kapacitetet e administratës në negociatat me BE-në. Për negociata të suksesshme, sqaron Kacarska, është e rëndësishme që të krijohet një "bërthamë" e fortë në institucione në vend që eskepertizën sistematike ta kërkojë jashtë.

"Ne atë që dëgjojmë edhe nga Qeveria është se ndonjëherë ekziston edhe pikëpyetje nëse ka mjaftueshëm kapacitet brenda, kemi dëgjuar të tilla mendime nga shumë ministra, por a duhet që të mbështetemi në përvojën e jashtme, këto diskutime ekzistojnë, por mendoj se duhet që të gjendet ekspertizë brenda në administratë për një proces të tillë të gjatë dhe të vështirë. Mund të kemi ndihmë eksperte nga jashtë, por rëndësinë e mbajnë njerëzit brenda në administratë. Pyetja qëndron nëse gjetur kjo bërthamë kryesore në administratë", tha Kacarska për MIA-n.

Sekretariati për Çështje Evropiane është i strukturuar pikërisht në këtë parim të investimit në kapacitet të bërthamës administrative vendore e cila është e aftë që të përballet me sfidat nga BE-ja, midis të tjerave përmes dhënies së bursës së njerëzve që më pas janë kthyer që të punojnë në SÇE, parim i cili nuk është i pamundur që të replikohet" konsideron drejtoresha e EPI-së.

Kacarska përmend se kur do të fillojnë negociatat do të jenë me rëndësi të veçantë jo vetëm që të përfshihet sektori civil në proces, por para së gjithash Kuvendi.

Ende nuk janë zgjidhur mekanizmat për rolin që e ka Kuvendi në procesin negociues. Vetëm për krahasim, në tepër vende pozicionet negociatore i miraton Kuvendi ose komisionet përkatëse të Kuvendit.

Kacarska në fund tha se gjatë përzgjedhjes së modelit negociator do të jetë e rëndësishme që të gjendjet një balanc i mirë midis efikasitetit dhe transparencës në proces. Sepse një proces i shpejtë dhe efektiv paraqet më pak transparencë dhe përfshirje të faktorëve të ndryshëm në shoqëri, ndërsa nga ana tjetër procesi inkluziv mundet të jetë më i ngadalshëm por ka legjitimitet më të madh", sqaroi Kacarska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat