Presidencialet, nesër skadon afati i publikimit të rezultateve nga anketat

Maqedonia

Presidencialet, nesër skadon afati i publikimit të rezultateve nga anketat

Më: 14 prill 2019 Në ora: 13:31
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve

Mediat sot edhe nesër mund të publikojnë rezultatet nga anketat e bëra për procesin zgjedhor.

Sipas afatit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, rezultatet mund të publikohen pesë ditë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale, gjegjësisht afati mbaron nesër pas mesnatës.

Dje ka skaduar afati për njoftimin e komisionit shtetëror komunal për personat të cilën nuk janë në gjendje të votojnë në vendvotim ose janë persona të sëmurë, por që dëshirojnë që të ushtrojnë të drejtën e votës më 20 prill.

KSHZ njofton se organizatorët e fushatës për zgjedhjet presidenciale dhe lokale në kohë kanë dorëzuar raportin financiar deri tek Komisioni. Raporti është publikuar në internet faqen e KSHZ-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat