Zaev: S’besoj se Ivanov do t’i amnistojë të dënuarit e 27 prillit - Bota Sot
Zaev: S’besoj se Ivanov do t’i amnistojë të dënuarit e 27 prillit

Maqedonia

Zaev: S’besoj se Ivanov do t’i amnistojë të dënuarit e 27 prillit

Më: 15 prill 2019 Në ora: 22:20
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev në emisionin “Clicl Plus” në TV21 tha se nuk beson se mund të ndodhë amnistia nga Gjorge Ivanovi për shkak se sipas tij neni 11 i Ligjit për falje nuk e lejon një gjë të tillë dhe se nuk nënshkruan akte me emrin ku shkruan Republika e Maqedonisë së Veriut.

“Edhe po ta bëjë një gjë të tillë, në afat prej 30 ditë do të anulohet ai vendim”, tha Zaev për amnistinë e mundshme për personat e përfshirë në dhunën në Kuvend më 27 prill të vitit 2017.

I pyetur për rastin e “Almirit” për refuzimin e kërkesës së mbrojtjes nga gjykata që ekspertiza të pranohet ekspertë që ju ka skaduar afati për punë si dhe për uljen e dënimit për vrasjen Frosinën nga gjashtë në 3 vjet, Zaev potencoi se tani në Maqedoni nuk mund të ndërrohen gjyqtarë dhe se të gjitha proceset po udhëhiqen në mënyrë transparente dhe llogaridhënëse dhe se të gjitha rastet do të shkojnë në nivel të dytë.

“Kam qëllime serioze të bëj reforma si në gjyqësi, poashtu edhe në shëndetësi, ekonomi”, tha mes tjerash Zaev./Telegrafi/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...