Maqedonia e Veriut e fundit në rangun botëror, për lirinë e mediave

Maqedonia

Maqedonia e Veriut e fundit në rangun botëror, për lirinë e mediave

Më: 18 prill 2019 Në ora: 09:48
Mediat

Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet në vendin e 95 sipas indeksit të fundit botëror për lirinë e mediave nga “Raportuesit pa kufij”, njësoj si vitin e kaluar, transmeton Zhurnal.mk

Vërejtja kryesore nga “Raportuesit pa kufij” këtë vit është gjendja e shërbimit publik, Radio Televizionit të Maqedonisë, ku qeveria ende nuk ka bërë reforma.

Edhe pse situata është stabilizuar në vitin 2018, qeveria e re ende nuk e ka ndryshuar Ligjin për radiodifuzerin publik, që është paralajmëruar në vitin 2017, thekson organizata.

“Kështu, tani,  programi i servisit publik vazhdon t’u shërbejë interesave të partisë që ishte në pushtet më herët, VMRO-DPMNE-së”, thuhet në raportin e “Raportuesve pa kufij” për këtë vit.

Edhe pse nuk janë regjistruar sulme ndaj gazetarëve gjatë vitit të kaluar në Maqedoni, siguria e gazetarëve shënon avancim të rëndësishëm, nga “Reportuesit pa kufinj” paralajmërojnë se kultura që të mos dënohen kryerësit e veprës vazhdon mbisundon në vend.

Vetëm dy nga 59 sulme të regjistruara ndaj gazetarëve në vitiet e fundit kanë qenë lëndë e hetimit dhe kanë marrë fund.

“Kjo nuk e arrin shkallën e duhur që të dekurajohen përgjegjësit e sulmeve”, paralajmërojnë nga “Raportuesit pa kufinj”.

Në pjesën e rregullativave ligjore, organizata për mbrojtjen e gazetarëve vëren se janë të nevojshme ndryshime në pjesën e shpifjeve dhe qasjen deri në informatat shtetërore. “Raportuesit pa kufij” thekson dhe se amendamenti kontrovers, me të cilin i lejohet Komisionit Shtetëror Zgjedhor ta vëzhgojë raportimin në zgjedhje në mediat elektronike, është miratuar pa debat dhe konsultime.

Përfundimisht, “Raportuesit pa kufij” kërkojnë t’i përkushtohet vëmendje faktit që “funksionarët e lartë qeveritar kanë tendencë të rrënjosur t’u kërcënohen dhe t’i lëndojnë gazetarët”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat