Qytetarët në Maqedoninë e Veriut votojnë me shpresë për një jetë më të mirë

Maqedonia

Qytetarët në Maqedoninë e Veriut votojnë me shpresë për një jetë më të mirë

Më: 21 prill 2019 Në ora: 14:37
Maqedonia Veriore

Qytetarët Maqedonisë së Veriut po votojnë për presidentin e ardhshëm, me shpresë se do të ndikojë në mirëqenien e tyre.

Paradite kishte numër më të vogël të votuesve ndërsa, mendohet se pasdite do të jetë një numër më i madh i votuesve.

Qytetarët që kanë votuar paradite, ishin kryesisht të moshuar, të cilët ishin me shpresë se për të gjithë do të bëhet më mirë.

Pas votimit njëri nga pensionistët tha se pret që pensioni i tij të jetë më i lartë.

Qytetri: Presim më të mirë

“Më të mirë rroga, më shumë, çka do të bësh me 9000, pak pension që marrë, mos të ketë ndarje, si te kemi para bëhet shumë mirë, krejt punët shkojnë mirë”,

Kurse, njëri nga mbikëqyrësit në vendvotimin në fshatin Reqin, tha se gjithçka është në rregull, por pret më shumë votues.

Mbikqyrësi: Presim më shumë votues

“Vendvotimi në shkollë Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në Reqin është duke u zhvilluar me normalitet. Të gjithë vendvotimet, hapjet kanë qenë në ora 7: 00, nuk ka pas ndonjë problem. Të gjitha në rregull janë materialet zgjedhore,  kemi marrë pranim dorëzimin veç tash shpresojmë të kemi votues. E dobët është, deri tash është me një përqindje shumë të vogël”, tha ai.

Edhe qytetarët tjerë presin mundësi  më të mëdha për punësim.

Qytetari: Qe 20 vjet pa punë

“Presim ardhmëri më të mirë, punë. Besoj veç në Zot se që 20 vjet jam pa punë, rast social shteti nuk mendon por presim ditë më të mira”, tha ai.

Qytetari: Kam tre fëmijë pa punë

 “Ne kemi votu por çka të votojmë ku papunësia e madhe është këtu , punë nuk ka tre djemë i kam pa punë, votimet i hapin, kur vjen koha për vota thonë për t’i punësuar, social t’i japin 3000 dinarë, a me jetu me 3000 dinarë. Po presim me qenë më mirë për të gjithë popullin le të jetë më mirë”, tha ai.

Në zgjedhje të drejtë vote kanë 1.808.131 votues, të cilët mund të zgjedhin midis tre kandidatëve: Blerim Reka, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat