Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase thuhet se “Maqedonia dje fitoi. Qytetarët pa frikë thanë se duan drejtësi. Gordana Siljanovska Davkova fitoi mbështetjen e shumicës”.
“Populli dje i fitoi të gjithë mbetjet e tranzicionit. Politikat anti-shtetërore dhe krimi dje u mposhtën”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Sipas tyre, nga sot në Maqedoni ka realitet të ri dhe se pushteti është në rënie të vazhdueshme dhe askush tani më nuk frikësohet.
“Gordana Siljanovska Davkova dhe VMRO-DPMNE fituan mbi 30 parti që mbështetën LSDM-në dhe Stevo Pendarovskin”, thonë nga kjo parti.
Maqedonia do të fitojë, shtojnë nga VMRO-DPMNE, frika është mposhtur.
“Maqedonia meriton kryetare që respekton Kushtetutën dhe ligjet. Maqedonia meriton më mirë. Gordana Siljanovska Davkova është zgjedhje e vërtetë, për drejtësi. Për një të ardhme më të mirë”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.