Vaksinimin kundër fruthit në 11 shkolla në Shkup, do të vaksinohen 480 nxënës

Maqedonia

Vaksinimin kundër fruthit në 11 shkolla në Shkup, do të vaksinohen 480 nxënës

Më: 22 prill 2019 Në ora: 12:59
Fruthi - Vaksinimi

“Fillon vaksinimi kundër fruthit në terren pas urdhrit të ministrisë së Shëndetësisë për vaksinim në terren ndaj të gjithë fëmijëve të pavaksinuar. Në 11 shkolla në territorin e Bashkisë së Shkupit në katër komuna sot do të bëhet vaksinimi i më shumë se 480 fëmijëve”, tha sot Zllate Mehmedoviq.

Ai theksoi se në shkollën “Jan Amos Komenski” janë deri tash janë vaksinuar 2 fëmijë. Gjatë periudhës së kaluar, kishim vaksinim në terren që nuk ishte e suksesshme dhe për këtë shkak së bashku me ministrinë e Shëndetësisë vendosëm ta përsërisim vaksinimin.

“Sipas njoftime tona në rrethin e parë të vaksinimit në terren nuk u vaksinuan rreth 3.8000 fëmijë. Prej tyre janë vaksinuar vetëm 300 fëmijë, që nuk është përqindje e kënaqshme. Për këtë shkak në 10 ditët e ardhshme presim ta përsërisim këtë vaksinim dhe ta rrisim përqindjen e fëmijëve të vaksinuar”, tha Mehmedoviq.

Duke u përgjigjur në pyetjen se cilët janë arsyet për mossuksesin e vaksinimit të parë në terren ai sqaroi se kjo ka qenë nga aspekti organizativ, për shkak se s’ka pasur bashkëpunim mes vetëqeverisjes vendore dhe autoriteteve shëndetësore.

“Tani është rritur ndërgjegjja se sa është i nevojshëm vaksinimi. Ministria e Arsimit në mënyrë aktive u përfshi me përkrahje në procesit të vaksinimit në shkolla. Ministria e Shëndetësisë tha rekomandime të sakte dhe urdhra se si duhet të zhvillohet”, tha Mehmedoviq.

Ndryshe, javën e kaluar, në vend u shpall epidemia e fruthit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat