Babai i Nikolla Sazdovskit: Jemi të kënaqur me vendimin e gjykatës - Bota Sot
Babai i Nikolla Sazdovskit: Jemi të kënaqur me vendimin e gjykatës

Maqedonia

Babai i Nikolla Sazdovskit: Jemi të kënaqur me vendimin e gjykatës

Më: 23 prill 2019 Në ora: 13:08
Toni Sazdovski

“Asnjë nënë nuk duhet ta varrosë birin e vet, dënimi është aq sa është paraparë me ligj. Nuk mund të them se s’jam i kënaqur me dënimin. Shpresoj që ndonjë gjykatë tjetër nuk do ta ndryshojë dënimin”, tha babi i Nikolla Sazdovskit, Toni Sazdovski.

“Prindërve do t’ju bëja porosi ta tregojë edhe të dyshuarin e tretë i cili është në arrati, jam i sigurt se e dinë. Të mos mbesin fëmijët e tyre të vetëm në burg. Për Nikollën s’ka kthim prapa, të gjithë që e njihnin, e dinin se nuk ishte dhunues se dëshironte të shoqërohej me të gjithë”, tha Toni Sazdovski.

Vëllai i njërit nga të dënuarit tha se “ne nuk e pranojmë këtë vendim dhe do të bëjmë ankesë te Gjykata e Apelit. E pamë se ende s’ka drejtësi në Maqedonia, dënimi është tepër i lartë”.

Sot në Gjykatën Penale u dha vendimi për burgimin me 19 vite për dy të akuzuarit për vrasjen e Nikolla Sazdovskit.

Sipas aktakuzës, të dyshuarit janë në paraburgim ndërsa i treti në arrati vitin e kaluar më 29 korrik e kanë rrahur Sazdovskin në bulevardin “Aleksandar Makedonski” në Autokomandë

Nga lëndimet e marra, Nikolla Sazdovski më 9 qershor të vitit 2018 ndërroi jetë në qendrën klinike “Nëna Terezë” në Shkup.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...