Gjenden eshtra njeriu në malet e Lubotenit

Maqedonia

Gjenden eshtra njeriu në malet e Lubotenit

Më: 29 prill 2019 Në ora: 21:47
Ilustrim

Përmbi fshatin Luboten të Shkupit, në vendin e quajtur Bashinec janë gjetur eshtra të një njeriu. Ato i ka gjetur një kalimtar i rastit.

Nga ministria e punëve të brendshme për TV21 e konfirmojnë rastin duke theksuar se në ora 14:38 nga një qytetarë është paraqitur në polici se ka parë disa eshtra të njeriut.

Policia është në vendin e ngjarjes bashkë me ekipin e mjekësisë ligjore dhe po hetojnë rastin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat