OBRM-PDUKM paditën 10 persona për mbushje të kutive në Zajaz

Maqedonia

OBRM-PDUKM paditën 10 persona për mbushje të kutive në Zajaz

Më: 1 maj 2019 Në ora: 14:51
OBRM-PDUKM

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së Dimçe Arsovski në konferencë për shtyp tha se dje kanë ngritur padi penale kundër 10 personave për parregullsi, përkatësisht për mbushje të kutive në vendvotimin 0716 në Zajaz.

Në Zajaz, siç tha Arsovski, sipas raportit të KShZ-së në periudhën nga  15:00 deri në orën 17:00 në rrethin e parë kanë votuar 297 persona, përkatësisht tre herë më shumë se i personave që kanë votuar deri në orën 15:00.

“Kjo është dëshmi se janë mbushur kutitë në këtë vendvotime dhe atë në secilën 24 sekonda nga një fletëvotimi është vendosur në kuti votimi”, tha Arosvskit duke thënë se pas votimit është vërtetuar se në Listën Zgjedhore janë nënshkruar 412 persona, përkatësisht 4 persona më pak nga se ka pasur fletëvotime në kutinë e votimit.

Arosvski porositi se përgjegjësi duhet të kenë të gjithë, edhe ata që e kanë kryer këtë dhe ato që e kanë mundësuar këtë si dhe ata që kanë porositur të kryehet kjo.

“Kjo mënyrë që tashmë është kontrolluar nga Zoran Zaev që nga referendumi. Edhe atëherë edhet ani me mbushje të kitive nuk mund të luaj me vullnetin e qytetarëve askush. Të rikujtojmë se OBRM-PDUKM deri te PThP që para gjysmë viti ngriti padi penale për më shumë se 200 perona, kryetarë, anëtarë dhe zëvendës të tyre në vendvotimet në Strugë, Qendër Zhupë, Kërçovë, Zhelinë, Bogovinë dhe Saraj për dyshim të bazuar se në referendum mbi 50.000 vota janë keqpërdorur, por edhe për shkak të mbushjeve të kutive siç ndodhën tani”, tha Arsovski duke shtuar se Prokuroria Publike nuk ndërmerr asgjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat