Spasovski: Kemi dyshime se ngjarjet e Kumanovës janë bërë për të ndaluar publikimin e “bombave”

Maqedonia

Spasovski: Kemi dyshime se ngjarjet e Kumanovës janë bërë për të ndaluar publikimin e “bombave”

Më: 10 maj 2019 Në ora: 09:39
Oliver Spasovski

Ekzistojnë dyshime se ngjarjet në “Lagjen e trimave” të Kumanovës u bënë që të pengohet publikimi i “bombave”, vlerësoi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në intervistën e mbrëmshme për TV 21.

“Një nga dilemat e cila vendoset edhe para meje edhe para qytetarëve është se a ishte ky skenar i cili duhej dhe kishte për detyrë që ta pengojë publikimin e bombave, sepse në shkurt filloi publikimi i bombave gjegjësisht e vërteta për Maqedoninë, ndërsa në maj na ndodhën ngjarjet në Kumanovë”, tha Spasovski.

Ai foli edhe për librin që e ka botuar Nikolla Gruevski, duke thënë se “ish-kryeministri është dashur të shkruajë se si ka vjedhur prej qytetarëve” dhe tha se nuk do ta lexojë.

Spasovski në debat foli edhe për pastrimet që janë paralajmëruar në kabinetin qeveritar nga kryeministri Zoran Zaev, ku tha se e mbështet dhe nuk frikësohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat