Bashkëpunimi për eurointegrimet të MPB-së së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi në seancën qeveritare - Bota Sot
Bashkëpunimi për eurointegrimet të MPB-së së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi në seancën qeveritare

Maqedonia

Bashkëpunimi për eurointegrimet të MPB-së së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi në seancën qeveritare

Më: 21 maj 2019 Në ora: 11:49
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Në mbledhjen e 136-të të rregullt, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të shqyrtojë Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së RMV-së dhe Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë për themelimin e Qendrave kulturore-informative në të dyja vendet.

Në mbledhje do të shqyrtohet edhe Informata në lidhje me tekstin e harmonizuar të Protokollit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të RMV-së dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Malit të Zi për bashkëpunim në fushën e integrimeve evropiane.

Si material për informim, Qeveria do të shqyrtojë Informatën për kyçjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në nismën për performansa të mbrojtjes primare shëndetësore.

Ministrat, në mbledhjen e sotme do të diskutojnë edhe për nevojën e miratimit të Programit kombëtar për infrastrukturë hekurudhore për periudhën 2019-2021, me Propozim-Program kombëtar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...