Osmani: BDI është e shqetësuar për emërimin e Erolld Musliut në krye të Agjencisë për Zbulim - Bota Sot
Osmani: BDI është e shqetësuar për emërimin e Erolld Musliut në krye të Agjencisë për Zbulim

Maqedonia

Osmani: BDI është e shqetësuar për emërimin e Erolld Musliut në krye të Agjencisë për Zbulim

Më: 23 maj 2019 Në ora: 12:04
Bujar Osmani

Zv.kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, në lidhje me emërimin e Erolld Musliut në krye të Agjencisë së Zbulimit ka thënë se janë të shqetësuar.

Osmani thotë se vendimi i djeshëm i presidentit Pendarovski i ka shqetësuar të gjithë.

“Vendimi i djeshëm i presidentit na ka shqetësuar të gjithëve. Mendojmë se ka qenë një vendim që është marrë nga mungesa e informacionit”, ka thënë Osmani.

Ai ka shtuar se derisa të zbardhet në tërësi rasti i Kumanovës, personat e përfshirë nuk mund të marrin poste kyçe në institucione.

Osmani shpreson që presidenti të rishikojë vendimin e tij për emërimin e Musliut, për të cilin beson se nuk e ka bërë me qëllime tjera.

Musliu është përmendur në vitin 2011 si kandidat potencial për drejtor në Agjencinë për Zbulim, por kryetari i atëhershëm Gjorge Ivanov u tërhoq për shkak të reagimit të ngjashëm të BDI-së, të cilin e vlerësuan si joadekuat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...